Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama nga Vlora për projektet strategjike: Të krijojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Rama u ndal te marrëveshja e firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë. “Marrëveshja për krijimin e kësaj Akademie është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të mbështetje, qoftë të aviacionit civil, qoftë të Forcave tona të Armatosura ajrore me një kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht për kohën që jetojmë”. “Sot bëjmë të mundur një marrëveshje që i hap rrugën pastaj kontratës me një ndër ekselencat botërore...