Rama nga Kuvendi: S’e pranojmë dot që një çift i ri të mos ndërtojë dot një çati mbi kokë, do përfitojnë 10 mijë familje

Rama nga Kuvendi: S’e pranojmë dot që një çift i ri të mos ndërtojë dot një çati mbi kokë, do përfitojnë 10 mijë familje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se me planin e Qeverisë për strehimin, do të transformohet tërësisht qasja e qeverisë ndaj strehimit, jo vetëm për qytetarët në pamundësi ekonomike, por edhe për të rinjtë. “Kjo është beteja jonë, të rrisim ekonominë, duke vazhduar të rrisim investimet. Dhe duke vazhduar të rrisim fuqinë e atyre që vijnë pas nesh. Sepse janë 2 kategori sot që gjenden në pozita delikate. Pensionistët nga njëra anë dhe të rinjtë nga ana tjetër. Parlamenti do të kalojë edhe një ligj, atë të strehimit, një ligj falë të cilit ne do të kemi një transformim tërësor të qasjes ndaj strehimit. Nuk flasim vetëm për ata që janë të varfër, por edhe për ata që janë të rinj. Ne nuk mund ta pranojmë...