Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua
👁5233
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se në vitin 2030 vendi do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua në postin më të lartë ekzekutiv – dhe ajo do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste. Deklaratat e Ramës janë bërë gjatë një aktiviteti të zhvilluar të premten, ku ai theksoi se “dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai u shpreh i sigurt se do të rikthehen në vitin 2030 për të mbështetur kryeministren...