RAMA NE PROTESTE KA INFILTRUAR NJEREZ/ MALIQI: DUHET RREZUAR QEVERIA, JO SALI BERISHA

RAMA NE PROTESTE KA INFILTRUAR NJEREZ/ MALIQI: DUHET RREZUAR QEVERIA, JO SALI BERISHA

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, duke pretenduar se po përpiqet të përçajë protestat kundër qeverisë përmes infiltrimit të personave të lidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat shtetërore. Sipas tij, brenda tubimeve ka individë që synojnë të zhvendosin vëmendjen nga objektivi kryesor i opozitës, largimi i qeverisë nga pushteti, duke bërë thirrje edhe kundër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një prononcim deklaroi se, bazuar në përvojën e tij në protestat e opozitës, brenda turmës ka grupe që, sipas tij, nuk veprojnë në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të protestuesve. Ai pretendoi se mes tyre ka persona të lidhur me PS-në dhe individë civilë që i identifikoi si të lidhur me SHIK-un. Megjithatë, këto akuza nuk shoqërohen në deklaratën e tij...