Rama në OKB: Protesta në Tiranë u ngrit mbi ”fantazmën” e pushtimit izraelit. Trump ka të drejtë, AI duhet të zhvillohet

Rama në OKB: Protesta në Tiranë u ngrit mbi ”fantazmën” e pushtimit izraelit. Trump ka të drejtë, AI duhet të zhvillohet

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku përmendi që Shqipëria u bë shteti i parë në botë që në qeveri përfshiu një ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, të quajtur ”Diella”. ”Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor”, tha kreu i qeverisë shqiptare. Duke folur për rrezikun nga Inteligjenca Artificiale, Rama u ndal edhe te protestat në Tiranë, duke iu referuar një imazhi të përhapur në rrjetet sociale. Në të shfaqej një gardh me tela me gjemba...