Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet. Kur një gënjeshtër shumëfishohet, e vërteta varroset
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se liria e shprehjes kërcënohet nga përdorimi si armë i fuqisë së shpërndarjes së informacionit. Sipas Ramës, manipulimi i informacionit mund të krijojë realitete krejtësisht të ndryshme për qytetarët. “Kur një gënjeshtër shumëfishohet miliarda herë, e vërteta varroset”, u shpreh ai. Rama theksoi se mbrojtja e demokracisë nuk nënkupton kontrollin e asaj që mendojnë qytetarët, por identifikimin dhe ekspozimin e manipulimeve. “Për amplifikimin e fshehtë duhet të jetë ekspozim. Dhe duhet të bëhet sa më herët”, tha kryeministri. Ai shtoi se liria e shprehjes duhet të shoqërohet me transparencë mbi mënyrën se si shpërndahet informacioni. “Nëse ne mbrojmë lirinë e shprehjes, duke e lënë kontrollin e shpërndarjes në terr, është njësoj...
Burimi:
kohajone.com