Rama në Itali: Shqipëria nuk hyn në BE pa ndryshuar vetë Unioni, s’na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë

Rama në Itali: Shqipëria nuk hyn në BE pa ndryshuar vetë Unioni, s’na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë

Gjatë fjalës së tij në forumin për inteligjencën artificiale në Cernobbio të Italisë, kryeministri Edi Rama u ndal te ideja e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Rama theksoi se procesi aktual i anëtarësimit duhet të reformohet dhe se integrimi gradual do t’u mundësonte vendeve të rajonit të përfshiheshin më herët në strukturat dhe mekanizmat europianë. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama. Kryeministri u shpreh gjithashtu skeptik se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE me të gjitha kompetencat që kanë aktualisht shtetet anëtare,...