Rama në Itali: Integrimi gradual është mënyra për të na futur brenda BE-së!

Rama në Itali: Integrimi gradual është mënyra për të na futur brenda BE-së!

Kryeministri Edi Rama sot mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Cernobbios në Itali, ku ishte pjesë e panelit “Agjenda për Europën”, me fokus te roli i Mesdheut dhe sfidat e reja për Europën e Ballkanin Perëndimor. Rama u ndal te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, duke kërkuar një qasje të re ndaj vendeve kandidate dhe duke mbështetur integrimin gradual përpara anëtarësimit të plotë. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama, duke argumentuar se vendet e Ballkanit duhet të përfshihen fillimisht në tregun e përbashkët, hapësirën universitare, shkencë dhe politika të tjera europiane. Kryeministri kritikoi gjithashtu ritmin e investimeve europiane në rajon, ndërsa theksoi nevojën për një Europë më të bashkuar përballë sfidave të sigurisë. Rama...