Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama në ish-shtëpinë e Oficerëve Burrel, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale
👁2944
Aktualitet E Enjte, 17 Prill 2025 16:29 Kryeministri Edi Rama ishte sot në Burrel. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryeministri Rama inspektoi punimet në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale. Godina është vënë e gjitha në shërbim të familjeve të cilat ishin bërë pjesë më herët e programeve të ndihmës ekonomike dhe strehimit në bashki, duke përfituar tashmë një mundësi reale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të pasur më në fund shtëpitë e tyre.