Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama në 34 vjetorin e PS: Parlamenti, shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE!
Partia Socialiste ka organizuar këtë të enjte në selinë rozë festën e 34 vjetorit të krijimit. Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij tha se Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE. Rama shprehet besimplotë që PS do të bëjë gjënë e duhur, duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së. Rama: Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE, për vetë përmbajtjen që ka ky proces. Si rezultat i një organizimi dhe një beteje të bërë me shumë përkushtim në gjithë territorin, kemi një skuadër mbështetëse premtuese...