Rama ndërpret bisedën me gazetarin amerikan, ”Channel 5” zbulon detajet
Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, i cili ndodhet në Shqipëri për realizimin e një reportazhi mbi vendin. Lajmi është bërë publik nga faqja “Channel 5 with Andrew Callaghan”, e cila ka njoftuar se intervista e plotë pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme. Biseda mes Ramës dhe Callaghan është zhvilluar në Tiranë, në kuadër të një materiali më të gjerë që gazetari amerikan po përgatit për Shqipërinë. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, intervista është ndërprerë nga kryeministri. Në postimin e saj, faqja e “Channel 5” e lidh intervistën me çështje që kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare, përfshirë akuzat dhe hetimet mbi korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, si edhe marrëdhëniet e biznesit të lidhura me...
Burimi:
kohajone.com