Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama publikuar pamje nga Gjirokastra, duke vënë në fokus transformimin e qytetit të gurtë dhe zhvillimin e tij si një prej destinacioneve turistike më të vizituara në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson ndryshimin e qytetit ndër vite dhe rikthimin në vëmendje të vlerave të tij historike e turistike. “Mirëmëngjes dhe me Gjirokastrën, që e gjetëm me shumë nga bukuritë e saj të fshehura pas harresës dhe që sot, e transformuar, flet vetë, gur pas guri dhe rrugicë pas rrugice, si një nga destinacionet më të bukura e më të vizituara të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama. Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është kthyer vitet e fundit në një prej pikave kryesore të...
Burimi:
javanews.al