Buxheti 2027, 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare! Ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik!
“Buxheti që Kuvendi i Shqipërisë miratoi nuk është thjesht një tabelë shifrash. Është një investim në Shqipërinë që duam të ndërtojmë”, kështu deklaroi përmes një videomesazhi në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se ky buxhet është një investim në përparësitë themelore si rendi dhe siguria, shëndetësia, arsimi dhe politika e jashtme. Hoxha sqaroi se buxheti i politikës së jashtme për vitin 2027 arrin në rreth 40 milionë euro, pjesa e konsiderueshme e të cilit, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i shërben objektivit madhor kombëtar: Shqipërisë evropiane. Sipas tij, në një moment vendimtar të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, vendi ka nevojë për një diplomaci më të fortë, më profesionale, më moderne dhe të lidhur fort me ritmet e...
Burimi:
javanews.al