Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare të vendit. Në postimin e tij, Rama ndau një kolazh me pamje të kaprojve në habitatin e tyre natyror, të cilat i cilësoi si një “kartolinë pamjesh” nga thesaret natyrore të Shqipërisë. “Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare”, shkruan Rama, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore që ofrojnë parqet e mbrojtura. Shqipëria zotëron një rrjet të gjerë parqesh kombëtare, 12 të tilla, tt cilat janë kthyer në destinacione tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, falë natyrës së paprekur dhe faunës së pasur që ato ofrojnë.