“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Deputetët e opozitës “kapin me shkelma” të riun pas thirrjes
Një incident është shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur fizikisht me disa pjesëmarrës të tjerë. Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur pasi qytetari ka brohoritur kundër të dy liderëve politikë, duke thirrur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Kjo thirrje ka shkaktuar reagimin e disa protestuesve demokratë, të cilët e kanë goditur me shpulla dhe e kanë fyer verbalisht. Situata është tensionuar më tej pas ndërhyrjes së protestuesve të tjerë. Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë tubimit të sotëm të opozitës, i zhvilluar përpara Kryeministrisë.
Burimi:
ntv.al