Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë në podcastin “Flasim”, duke folur për ish-miqtë e tij të dikurshëm në politikë, ka komentuar edhe Ilir Metën. Meta ka mbajtur postet më të larta në pushtet, por tashmë ndodhet në burg. Rama tha se Meta ishte një talent në politikë, por atë e përpiu pushteti. “Për Ilir Metën ndiej keqardhje. Ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është kafshë e përbindshme, është zor ta mbash. Ka ngrënë e ka futur ndër vete shumë burra. Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe përfundoi si përfundoi, u katandis në një personazh qesharak. Sa i përket paraburgimit, nuk është sekret që unë kam rezerva shumë serioze për praktikën e paraburgimit. Jemi një vend në rekord...
Burimi:
vizionplus.tv