Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama me të moshuarit në Gjirokastër: Pension minimal 200 euro, mesatari 400 euro. Kush ju premton me shumë…
👁5756
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pensionistët në Gjirokastër. Rama tha se objektivi i PS është pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro. Më tej, Rama thumboi edhe opozitën, teksa tha se premtimet e tyre i çojnë njerëzit drejt humnerës. “Ka shumë njerëz që kanë punuar në Greqi dhe këtu i del një pension minimal sepse nuk kanë paguar kontribute në vendn tonë.Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë detyruese, ligjore dhe bëhen në mënyrë vijuese siç e parashikon ligji, kemi vendosur që duke qenë se jemi në një fazë rritjeje të qëndrueshme...