Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

Kryeministri Edi Rama ka folur për rininë e tij gjatë podcastit “Flasim”, ku ka komentuar edhe akuzat dhe deklaratat e kundërshtarëve politikë, të cilët shpesh e konsiderojnë të bullizuar. Rama theksoi se nuk ka qenë kurrë i bullizuar. “Nëse do të kthehesha në atë kohë për të gjetur një tipar që mund të paralajmëronte natyrën e liderit që unë u bëra më pas, mund të them që ishte tipari i mospranimit të kufijve. Unë, që fare i vogël, nuk i pranoja kufijtë si imponim apo si fat. Përpiqesha gjithmonë t’i shkelja, t’i shtyja… Gjithmonë të bëja diçka që kufiri thoshte: ‘Mos e bëj’. Dhe refuzimi i kufijve, shtyrja e kufijve, më ka motivuar gjithë jetën time, qoftë në mënyrën e të jetuarit, qoftë në Akademinë...