Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë sërish ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren. Ai parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, për evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre. Rama sot pritet të të njoftojë edhe ndryshime në kabinetin e tij. Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë. Që prej 2013, kur erdhën në pushtet socialistët,...