Rama mbledh kryebashkiakët sot në Durrës, në fokus bashkëpunimi më i fortë i pushtetit vendor

Rama mbledh kryebashkiakët sot në Durrës, në fokus bashkëpunimi më i fortë i pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor. Fokusi i takimit, do të jetë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas. Çështjet kryesore për diskutim do të jenë: Paketa e maleve Legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore Roli i bashkive në bujqësi Kontrolli i territorit Financat vendore Bashkëpronësia Roli i bashkive në negociata dhe anëtarësimin në BE
Burimi: Javanews.al