Rama mbledh deputetët dhe ministrat e PS pas përplasjeve për Territorialen

Rama mbledh deputetët dhe ministrat e PS pas përplasjeve për Territorialen

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për të mërkurën, në orën 12:30, një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë deputetët dhe ministrat e mazhorancës. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe ishte planifikuar fillimisht për nesër, por është shtyrë për të mërkurën. Mbledhja vjen pas debateve dhe pakënaqësive të shfaqura brenda Partisë Socialiste lidhur me Reformën Territoriale, e cila u miratua në Kuvend me votat e të gjithë deputetëve të mazhorancës, pavarësisht kundërshtive të disa prej tyre. Braçe, Spiropali dhe Sinaj kundërshtuan draftin e PS Gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale, deputetët Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sinaj shprehën rezerva për draftin e propozuar nga Partia Socialiste. Erion Braçe ishte ndër zërat më kritikë ndaj propozimit...