Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës
Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një foto nga protesta në shesh. Aty shihen flamuj të Shqipërisë, UÇK-së dhe të Kosovës. Krahas fotos, Rama shkruan; “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra...