Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së motrës së të riut nga Elbasani, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar. Në një postim në rrjetet sociale, motra e të riut falënderoi “personat që morën iniciativën” për ndërhyrjen mjekësore në Itali, ndërsa u bëri thirrje portaleve që, sipas saj, të mos shpërndanin “lajme pa bazë” se kryeministri kishte urdhëruar mbulimin e shpenzimeve. “E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe jo shteti”, shkroi ajo. Pas këtij reagimi, Rama deklaroi se vendimi për trajtimin e specializuar të të riut në Itali ishte marrë personalisht prej tij dhe se transporti me avion mjekësor, si edhe shpenzimet e...
Burimi:
argjiroja.net