Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: “Kështjella” e BE-së na pret, ka shanse që të hapen të gjithë grup kapitujt brenda vitit
Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan për herë të parë këtë të premte Komitetin e Përbashkët Konsultativ Ekonomik dhe Social të BE, në mbështetje të integrimit europian të vendit tonë. I pranishëm në takim, kryeministri Edi Rama e quajti unik këtë moment, ndërsa shprehu bindjen se vendi ka mundësinë që brenda këtij viti të hapë të gjitha grupkapitujt për negociatat. Rama: Kështjella hap dyert dhe pastaj mbyll dyert. Dhe ka nga ata që janë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ata që kanë mbetur jashtë. Ka shumë njerëz që sot përpiqen të thonë që nuk do të ndodhë dhe ajo çfarë po përpiqemi t’u themi që duhet të mobilizohemi, duhet të bëjmë më të mirën për...