“Rama kërkon gjak, kërkon viktima”/ Berisha: Jep dorëheqjen urgjentisht
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministir të vendit, Edi Rama të jap dorëheqjen, pasi sipas tij vendi mund të shkoj në një konflikti civil. Gjatë një konference për mediat, Berisha i cilësoi ngjarjet si dhunë shtetërore ndaj studentëve dhe qytetarëve që dolën në protestë kundër qeverisë. Ai tha se dhjetëra protestues janë plagosur nga plumbat e gomës, duke akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës. Sipas kreut të PD-së, në vend të dorëheqjes dhe zgjidhjes politike, kryeministri po e çon vendin drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm. Sali Berisha: Mirëmbrëma! Të dashur qytetarë dhe qytetare!Tirana përjetoi sot ditën e dhunës dhe terrorit më të egër shtetëror ndaj studentëve të rinj dhe qytetarëve, në revoltën e tyre kundër narkoshtetit, kundër padrinos Edi...
Burimi:
ntv.al