Burimi:
Sot.com.al

“Rama ka në krahë Veliajn, Çyrben dhe McGonigalin”, Berisha: Ka nisur beteja e fitores së ‘Shqipërisë Madhështore’
👁13376
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në nisje të fjalimit, Berisha përshëndeti qytetarët, kandidatët dhe drejtuesin e fushatës, Chris LaCivita. Kryedemokrati u shpreh se kjo ishte një nga netët më me emocione për të. Ai tha se sonte është natë e vështirë për kryeministrin Edi Rama, pasi sonte nis beteja e tyre drejt fitores. Berisha shtoi më tej se sot mblidhen me një vështrim të ri për Shqipërinë. Ai tha se Shqipëria do të nxirret nga “kthetrat e këtij regjimi” dhe do t’i rikthehet...