‘Rama ka dështuar si lider’, Kovaçi: Po ushtron presione për të thyer bojkotin e universiteteve
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka denoncuar presionet e drejtuesve të disa universiteteve për të rikthyer studentët dhe pedagogët në auditore, me qëllim thyerjen e bojkotit në mbështetje të protestës studentore. Kovaçi theksoi se bojkoti ka zgjatur afro tri javë, por për shkak të rrezikut për vitin akademik po shqyrtohet mundësia e kalimit në një bojkot të pjesshëm. Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit nuk bën asnjë përpjekje për të qenë një udhëheqës demokrat në kuptimin evropian të fjalës. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve nënvizoi se studentët duhet të vijojnë organizimin dhe angazhimin e tyre, duke e konsideruar protestën edhe si një mundësi për krijimin e një lëvizjeje kombëtare studentore. “Sindikata në përgjigje të protestës së studentëve,...
Burimi:
gijotina.com