‘Rama jepe dorëheqjen!’ Opozita dhe mijëra qytetarë në protestë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

‘Rama jepe dorëheqjen!’ Opozita dhe mijëra qytetarë në protestë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

Mijra qytetarë, studentë, pedagogë, të rinj e të moshuar kanë zbritur sot në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', me një kerkesë, dorëheqjen e Edi Ramës. Protesta nisi në orën 12:00 nga opozita që thirri qytetarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për të dalë në një protestë mbarë kombëtare në mbështetje të studentëve, dënimin e dhunës së Policisë dhe me kërksën e vetme largimin e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Protesta nisi nga selia e Partisë Demokrastike për të protestuar para kryeministrisë, ky qytetarët dogjën edhe shiltetë e vendosura nga kryeministri Edi Rama për ftesën e tij për dialog. Në ditën e 12 siç edhe përgjatë këtyre protestave, përfaqësuesit dhe mbështetësit e opozitës marshuan drejt ministrisë së Arsimit, për tu bashkuar me protestën e thirrur paralel...