Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama jep lajmin: Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës
”Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës”. Lajmin e ndan kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan që synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit. Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit të gurtë falë vlerave historike dhe arkitektonike. ”Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër janë në ditën e tretë të punimeve, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë korrikut. Synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit, me zbulimet e para që përfshijnë gjurmë të një kulle nga antikiteti i vonë...