Rama ironizon sërish Berishën me një video: “Demokratët do të marrin shtëpitë”

Rama ironizon sërish Berishën me një video: “Demokratët do të marrin shtëpitë”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha, me anë të një video të postuar në rrjetet sociale. Rama zëvendëson fytyrën e Berishës me një buf, gjë të cilën e ka bërë shpesh javët e fundit. Në postimin e Ramës, Berisha shfaqet duke thënë: “Demokratët do të marrin shtëpitë. Ato do të rindërtohen shtëpitë… brenda një kohe rekord”, e cila u përdor nga kryeministri për ta ironizuar kryedemokratin.
Burimi: Kohajone.com