Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin fund problematikat, e do mundësojë angazhimin në kohë real të forcave të posaçme sipas nevojës.Pjesë nga fjala e Ramës: Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e...