Rama i ftoi për dialog, Shehaj thirrje protestuesve: Mos pranoni
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë me një thirrje për protestuesit pas ftesës që atyre u bëri kryeministri Edi Rama për dialog, në ditën e gjashtë të revoltës. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj u kërkon studentëve të mos pranojnë asnjë negociatë me Ramën. Sipas kreut të Mundësia, kushdo që ulet me Ramën për negociata “tradhton kauzën e studentëve”. E vetmja zgjidhje për situatën e krijuar thekson Shehaj, është largimi i Edi Ramës pa kushte nga zyra e kryeministrit. “Kushdo që ulet me Edi Ramën, kushdo që bën negociata me Edi Ramën, tradhton kauzën e protestuesve, e studentëve. Edi Rama duhet të largohet sepse ka dhunuar të ardhmen, ka dhunuar rininë, ka vjedhur Shqipërinë, iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Duhet të...
Burimi:
ntv.al