Rama i ftoi në tryezë, magjistratët çojnë në ‘Kushtetuese’ formulën e re të pagave
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një tjetër kërkesë për çështjen e pagave. Ata kanë paraqitur një padi kundër ligjit për pagat e magjistratëve të miratuar pak ditë më parë në Kuvend. Në kërkesën e tyre, shoqatat kërkojnë shfuqizimin e ligjit nr. 95/2026, që ndryshon ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, ata kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Pas miratimit në Kuvend të draftit të PS për pagat e magjistratëve, gjyqtarët paralajmëruar hapin e radhës për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë të përbashkët, katër organizata që përfaqësojnë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata...
Burimi:
zeri.ai