Rama i ftoi në takim/ Magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave

Rama i ftoi në takim/ Magjistratët çojnë në Kushtetuese formulën e re të pagave

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të ligjit të ri për pagat e magjistratëve. Ato kërkojnë që efektet e ligjit të pezullohen përpara përllogaritjes së pagave të tetorit. Sipas tyre, hyrja e menjëhershme në fuqi e ligjit dhe shtrirja e efekteve financiare që nga 1 prilli 2023 i detyrojnë strukturat financiare të gjykatave dhe prokurorive të rillogarisin pagat për më shumë se tre vjet, duke krijuar pasoja që do të ishin të vështira për t’u riparuar. “Ligji nr. 95/2026 ka hyrë në fuqi menjëherë, duke shmangur edhe periudhën e zakonshme ndërmjet botimit dhe fillimit të efekteve të tij. Për më tepër, neni 3 i tij i shtrin efektet financiare që nga data 01.04.2023 për pagat...