Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Gjithë procesin e negociatave me BE-në do ta mbyllim brenda 2027-ës
👁8225
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është bërë vendi i parë që përdor inteligjencën artificiale në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë aktivitetit me temë “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama theksoi se ky hap është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Mira Muratin, ish-drejtuesen shqiptare të kompanisë OpenAI, si dhe punës së AKSHI-t. “49 milionë shërbime janë marrë përmes e-Albania nga viti 2020. Janë 620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhave, kursimi i kohës. 1 miliard kilometra rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish...