‘Rama është në Kryeministri’/ Njofton aktivisti, protestuesit vendosen te hyrja, policia rrethon godinën

‘Rama është në Kryeministri’/ Njofton aktivisti, protestuesit vendosen te hyrja, policia rrethon godinën

Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke marshuar drejt hyrjeve kryesore të Kryeministrisë. Zhvendosja erdhi pasi aktivisti Edison Lika njoftoi se kryeministri Edi Rama ndodhej në godinë. Pas kësaj, protestuesit iu drejtuan njërës prej hyrjeve të Kryeministrisë, ku forca të shumta policie krijuan një kordon për të bllokuar afrimin e tyre. Gjatë fjalës së tij, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje protestuesve të marshonin në mënyrë paqësore drejt hyrjes së godinës. “Kryeministri për të na provokuar ne vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojnë paqësisht, ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”, deklaroi Lika. Ndërkohë, protestuesit vijojnë qëndrimin...