”Rama është fitues ore, si të ikë?”, debat mes aktivistes e zyrtarit demokrat: Ça thua o zonjë?

”Rama është fitues ore, si të ikë?”, debat mes aktivistes e zyrtarit demokrat: Ça thua o zonjë?

Ted Kopliku, drejtues i Brain Gain në Partinë Demokratike, dhe Xhilda Luzi, aktiviste politike, u përfshinë në një debat mbi zgjedhjet në vendin tonë. Diskutimi u përqendrua te akuzat për ndikimin e bandave në zgjedhje, legjitimiteti i procesit zgjedhor dhe protestat e opozitës. Luzi argumentoi se akuzat për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje shkëmbehen mes dy forcave kryesore politike, duke theksuar se secila palë akuzon kundërshtarin. “Në çfarëdolloj zgjedhje, secila parti këto akuza bën. Partia Socialiste akuzon bandat e Partisë Demokratike; Partia Demokratike akuzon bandat e Partisë Socialiste”,-tha në ”A2cnn”. Nga ana tjetër, Kopliku kundërshtoi këtë qëndrim, duke deklaruar se marrëdhënia e Partisë Demokratike me bandat ka qenë e ndryshme nga ajo që ai i atribuon kundërshtarëve politikë. “Partia Demokratike vetëm një marrëdhënie ka...