Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

Nga Lorenc Vangjeli Ishte sekret publik që e dinin të gjithë, por askush nuk fliste për të. Armiqësia e egër mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës u duk sikur u shpik nga hiçi dhe hapi një front i ri lufte. Kësaj here brenda PS-së. Njëra anë e llogores qëndron në katin e dytë të godinës së kryeministrisë, ana tjetër është e mbyllur me kyç në qelitë e burgut të Fierit në katin e parë. Edi Rama dhe Erion Veliaj, çifti i dy vëllezërve të hershëm në politikë tashmë i kanë shpallur sfidë njëri-tjetrit. I pari e kërcënon edhe me “një dënim me 100 vjet burg për minim të rendit kushtetues, tjetri e sfidon t’i nxjerrë provat, në të kundër të ikë! Debati publik...