Rama e urdhëron vetë dhe ia ngec policisë: Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën policore gjatë protestave
Qeveria ia atribuon strukturave të policisë vendimmarrjen operative për përdorimin e forcës, ndërsa kallëzimi në SPAK kërkon hetimin e mbi 180 episodeve të pretenduara dhe verifikimin e rolit të drejtuesve të lartë të shtetit. Nga Xhesika Tollia-Shteg.org Qeveria shqiptare e cilëson përgjegjësinë për shkeljet gjatë protestave si individuale, si për qytetarët që shkelin ligjin, ashtu edhe për punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre. Ky qëndrim është bërë i ditur nga Kryeministria në përgjigje të pyetjeve të ‘Shteg.org’, në një kohë kur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kërkon hetimin e më shumë se 180 episodeve të pretenduara dhe verifikimin e përgjegjësive të mundshme deri në nivelet e larta të drejtimit të shtetit. ‘Përgjegjësia është individuale, si për qytetarin që shkel ligjin,...
Burimi:
syri.net