No Image Available

Rama e shkarkoi nga detyra/ Salianji: Vlora Hysenin e kam denoncuar prej vitesh

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas masës së sigurisë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Salianji deklaron se prej vitesh ka kundërshtuar emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Në reagimin e tij, ai ngre akuza se institucioni i sigurisë kombëtare është përdorur për shantazh, përfitime të paligjshme dhe survejimin e kundërshtarëve. Ish-deputeti kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe i bën thirrje opozitës që të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar çështjen dhe përgjegjësitë e mundshme. “Prej vitesh kam denoncuar emërimin e paligjshëm të Vlora Hysenit në krye të SHISH. Që nga ai moment, Shërbimi Informativ u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit. Një shërbim që duhej të mbrojë sigurinë...