Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama e ktheu në ‘tokë e djegun’, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve
Një grup banorësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për banorët në Shalë e Shosh, të cilët po përballen me sfida serioze që prekin jetesën, trashëgiminë dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike. Mirditorët u shprehën se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret. “Jemi nisur për të shkuar në drejtim të Thethit, një grup mirditorësh intelektualë. Ne po shkojmë në shenjë solidariteti. Do të jemi në mbështetje...