Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama e etiketoi si “Bulldog”, LaCivita: Në SHBA është kompliment sepse nuk të hap rrugë kollaj
👁7569
Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet lehtë dhe do të luftojë deri në fund për çështjet që, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka zgjidhur në 12 vite qeverisje. Në një intervistë televizive, LaCivita iu përgjigj edhe etiketimit të tij si “bulldog” nga Rama, në një postim që më pas u fshi nga kryeministri. Ai sqaroi se, ndryshe nga konotacioni i përdorur në Shqipëri, në SHBA “bulldog” konsiderohet një kompliment për këmbënguljen dhe vendosmërinë. “Në Amerikë kur dikush të quan ‘bulldog’, është kompliment. Do të thotë se je i vendosur,...