‘Rama dhunon studentët, 1 milion shqiptarë i ka larguar nga vendi’/ Spaho: PD në krah të studentëve…
I ftuar në një intervistë në SYRI TV, nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Jurgen Spaho, deklaroi se të rinjtë demokratë dhe strukturat e PD-së nga Tirana dhe rrethet do t’i bashkohen protestës studentore para Kryeministrisë. Spaho theksoi se Partia Demokratike nuk synon të marrë autorësinë e protestës, por të mbështesë studentët, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe policinë për dhunën ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi gjithashtu për tentativa të mundshme të grupeve ekstremiste për të linçuar opozitën. Duke renditur problematikat me të cilat përballen të rinjtë dhe qytetarët, Spaho u ndal te mungesa e kampuseve studentore, nepotizmi, degradimi i arsimit dhe mungesa e drejtësisë. “Dhunë është të largosh 1 milion shqiptarë nga Shqipëria për 10 vite. Dhunë është të paguash 3.4 milionë euro për...
Burimi:
syri.net