“Rama bleu votat”, Berisha: 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës elektorale

“Rama bleu votat”, Berisha: 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës elektorale

Ditë e re, denoncim i ri. Sali Berisha akuzoi kundërshtarin politik se ka blerë  votat e  personave  me aftësi të kufizuar  para zgjedhjeve. “Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë, ka shpërndarë si shpërblim 4 mijë lekë apo 40 euro. Një vendim, të cilin e kanë marrë në dhjetor, por e kanë zbatuar pikërisht atëherë kur nuk mund të zbatohej, e kanë zbatuar në fushatën elektorale”, shprehet Berisha. Pothuaj tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit , kryedemokrati këmbëngul se Edi Rama duhet te largohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve te lira. “Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin...