Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Raketat izraelite shënjestrojnë shkollën, të paktën 24 viktima
👁6199
Të paktën 24 persona humbën jetën në dy sulme ajrore nga forcat izraelite në Rripin e Gazës gjatë orëve të fundit. Një nga sulmet goditi shkollën Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, e cila shërbente si strehë për qindra persona që ishin larguar nga qyteti verior Beit Lahia, aktualisht nën një ofensivë intensive të ushtrisë izraelite. Sipas një zëdhënësi të Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza, nga godina e shkollës janë nxjerrë trupat e paktën 20 viktimave, përfshirë fëmijë, shumë prej të cilëve të djegur rëndë pasi flakët përfshinë klasat e kthyer në ambiente banimi. Sipas raportimeve lokale,...