Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Si qytetarët ashtu edhe turistët, që kanë ardhur ta vizitojnë rajonin, mundohen gjatë ditës të mbrohen nga rrezet e forta të diellit, ndërkaq autoritetet kanë paralajmëruar lëvizje të kufizuar gjatë ditës. Maqedoni e Veriut Departamenti Hidrometeorologjik i Maqedonisë së Veriut (UHMR) ka paralajmëruar se në ditët në vijim temperaturat në mbarë vendin do të arrijnë nivele rekorde. “Deri të martën, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura ditore kudo mbi 30 gradë Celsius, dhe në disa vende...