Raiffeisen Bank “në vorbullën” ruse, kërkohet hetim për 1.19 miliardë dollarë transaksione të dyshimta
Organizatat ndërkombëtare të shoqërisë civile B4Ukraine dhe BankTrack u kanë bërë thirrje rregullatorëve evropianë dhe amerikanë që të hetojnë menjëherë akuzat ndaj Raiffeisen Bank për lehtësimin e transaksioneve që mund të lidhen me shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë. Thirrja vjen pas një raporti të publikuar nga firma e analizave të investimeve Grizzly Research, e cila pretendon se ka identifikuar rreth 1.19 miliardë dollarë në tregti me Rusinë, ku përfshihen mallra të mbuluara nga kufizimet e importit dhe eksportit të BE-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës. Sipas raportit, më shumë se 100 milionë dollarë nga transaksionet e identifikuara dyshohet se lidhen me mallra të sanksionuara rëndë, përfshirë komponentë që mund të përdoren në pajisje ushtarake dhe makineri industriale. B4Ukraine dhe BankTrack kërkojnë që autoritetet të...
Burimi:
gijotina.com