Rafet Rudi: Në mes të trashëgimisë së pasur dhe modernizmit

Rafet Rudi: Në mes të trashëgimisë së pasur dhe modernizmit

-Prolog- …q𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑖𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑉𝑂𝐶𝐴𝐿 𝐸𝑁𝑆𝐸𝑀𝐵𝐿𝐸 𝑅𝐸𝑀𝑈𝑆𝐼𝐶𝐴 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑧𝑎𝑛𝑡𝑜𝑗 𝑛𝑒̈ 𝐾𝑜𝑛𝑐𝑒𝑟𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑎𝑡𝑒̈𝑠 5 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑟𝑡 2023, 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑟𝑢𝑘𝑠𝑒𝑙 (𝑛𝑒̈ 𝑠𝑎𝑙𝑙𝑒̈𝑛 𝑝𝑟𝑒𝑠𝑡𝑖𝑔𝑗𝑖𝑜𝑧𝑒 ‘𝐹𝑙𝑎𝑔𝑒𝑦’) 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑢 𝑖 𝐵𝑟𝑢𝑘𝑠𝑒𝑙𝑖𝑡 𝑡𝑎 𝑛𝑗𝑜ℎ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑐𝑜𝑝𝑒̈𝑧 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑠ℎ𝑒̈𝑔𝑖𝑚𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟 𝑚𝑢𝑧𝑖𝑘𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑖𝑗 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑏𝑎𝑙𝑙𝑘𝑎𝑛𝑖𝑘, 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑜𝑗 𝑠𝑦𝑛𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑠𝑜𝑡𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑚𝑜𝑑𝑒𝑟𝑛𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡 𝑒𝑢𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛… Edhepse kultura muzikore (profesionale) kosovare është relativisht e re, ajo sot posedon të gjitha karakteristikat domethënëse të muzikës bashkëkohore europiane. Sot, ajo përfaqësohet me një jetë muzikore të institucionalizuar përmes Orkestrës simfonike dhe Korit të Filharmonisë, përmes Institucionit të Operës, përmes Konzervatorit të Muzikës, përmes disa formacioneve kamertale cilësore, përmes festivaleve dhe, gjithashtu prej një rrjeti të gjërë të shkollave muzikore. Zhvillimin e hovshëm ajo fillon ta ketë nga mesi...