Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e vendit të tij në BE”. Cilat vende nënkuptonte Spajiҫ dhe ҫfarë thonë ekspertët? Në gushtin e këtij viti, kryeministri malazez Milojko Spajiҫ, qeveria e të cilit po drejton procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, bëri një deklaratë që ringjalli debatet e vjetra të rajonit. Spajiҫ, kryeqeveritar i një shteti të vogël të Ballkanit Perëndimor, i cili konsiderohet “prijësi” drejt BE-së, paralajmëroi se “dy shtete fqinjë me Malin e Zi, synojnë bllokimin e rrugës të anëtarësimit përmes sulmeve hibride”. “Autoritetet malazeze disponojnë të dhëna serioze operative, sipas të cilave mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në pritet të...