Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Radhë të gjata në Qafë Thanë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vijnë për ndeshjen dhe fundjavën
👁9948
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune është vënë re fluks i shtuar në pikat e kalimit kufitar. Lëvizje të shumta ka pasur në doganën e Qafë Thanës, ku shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë, kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Serbi, por edhe për të kaluar fundjavën. Ata thonë se janë ndjekës të rregullt të ndeshjeve të kombëtares, ndërsa shprehen të bindur për fitoren e kuqezinjve. Në Qafë Thanë këtë të shtunë është punuar me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje...